Viza për qytetarët e Kosovës
Ambasada e Republikës çeke në Prishtinë nuk lëshon viza, Kërkesa për dhënien e vizës duhet të bëhet ne konzulatën e Republikës çeke në Shkup.
Konzulata e Republikës çeke në Maqedoni/FYROM
Kozle 20 a, 1000 Shkup
| Tel: | 00389/2/3081200, 00389/2/3081102 |
| Fax: | 00389/2/3081100 |
| E-mail: | Consulate_Skopje@mzv.cz |
| Orari i punës: | E hënë – e premte 07.45 - 16.15 |
| Pranimi i kërkesave për vizë: |
E hënë – e mërkure : 8.30 - 9.00 pranimi i aplikacioneve përmes VISAPOINT 9.00 - 12.00 aplikacionet përpranimin e vizave afat-shkurtra E enjte: 8.30 - 12.00 pranimi i aplikacioneve përmes VISAPOINT |
E rëndësishme: Terminet për parashtrimin e kërkesës bëhen nëpërmjet telefonit nga e hëna deri të enjten prej orës 13:00 deri në orën 16:00, në tel: +389 2 3081 200; lokali: 34
"Kushtet e përgjithshme"për kosovarët që aplikojnë për viza afatshkurtra që lëshohen nga vendet e Schengenit
Përveç dokumenteve të përcaktuara në listat A-F (më poshtë), të gjithë aplikuesit duhet të paraqesin edhe këto dokumente
Për të aplikuar për vizë, parashtruesi i kërkesës duhet të paraqes këto dokumente:
· Formularin e aplikimit për vizë, të plotësuar dhe të nënshkruar nga aplikuesi
· Një fotografi me ngjyra të madhësisë së fotografisë për pasaportë, jo më të vjetër se gjashtë muaj e cila është në përputhje me specifikacionet ICAO (http://www2.icao.int/en/MRTD/Downloads/Technical%20Reports/Annex_A-Photograph_Guidelines.pdf)
· Dokumentin e udhëtimit i cilit duhet të ketë së paku dy faqe të zbrazëta, dhe me afat të vlefshmërisë së paku edhe tre muaj pas përfundimit të qëndrimit (origjinali dhe kopje)
· Kopjet e vizave të mëhershme (nëse ka të tilla)
· Pagesën e tarifës për vizë. Për zbritje apo përjashtim nga pagesa e tarifës, ju lutemi shikoni informatat e dhëna nga secili shtet individual i Schengenit.
· Sigurimin shëndetësor për udhëtim që mbulon tërë periudhën e planifikuar të qëndrimit, i cili vlen për të gjitha vendet e Schengenit dhe që mbulon çdo shpenzim që mund të shkaktohet lidhur me riatdhesimin për shkaqe shëndetësore, përkujdesjen mjekësore urgjente, trajtimin emergjent spitalor ose në rast të vdekjes gjatë qëndrimit; mbulesa minimale duhet të jetë 30.000 EUR. (Poseduesit e pasaportave diplomatike nuk kanë nevojë të bëjnë sigurimin shëndetësor për udhëtim.)
Aktivitete kulturore dhe sportive
