Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bashkëpunim për mbrojtjen e Parqeve Kombëtare

(This article expired 15.11.2013.)

Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri Bronislava Tomášová realizoi në datat 14 - 16 shtator 2012 një vizitë zyrtare në Parqet Kombëtare Shebenik – Jabllanicë në afërsi të qytetit Librazhd, parkun e Prespës në Qarkun e Korçës dhe Bredhin e Hotovës-Dangelli në rajonin e Përmetit në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë.

Vizita e Parqeve Kombëtare dhe bisedimet me drejtorët e tyre kishte si qëllim identifikimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit dhe fillimin e bashkëpunimit reciprok me administratat e Parqeve Kombëtare. Vizita e Parqeve Kombëtare ishte pjesë e përgatitjes së programit të vizitës së planifikuar zyrtare të Ministrit të Mjedisit të Republikës Çeke Tomáš Chalupa në Shqipëri dhe pjesëmarrjes së tij në Konferencën Rajonale mbi ndryshimet klimaterike, e cila u mbajt në Tiranë më 20. 9. 2012 nën kujdesin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave të Republikës së Shqipërisë Fatmir Mediu.