česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

FORUMI I FORCAVE TË SË ARDHMES (FFF) të mbajtur më 17 - 19 tetor 2018 në Pragë

Republika Çeke do të mirëpresë Edicionin e 13-të të takimeve të specializuara ndërkombëtare dhe ekspozitës FORUMI I FORCAVE TË SË ARDHMES (FFF) të mbajtur më 17 - 19 tetor 2018 në Pragë. Të gjitha eventet do të përqendrohen kryesisht në paraqitjen nevojave të forcave të armatosura dhe të sigurisë, teknologjitë më të fundit, programet R&D, si dhe mundësitë e biznesit, si dhe parashikojnë ndërveprime ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve për shkak të ndërlidhjes së temave.

Qëllimi kryesor i forumit është trajtimi i çështjeve aktuale dhe të ardhshme që lidhen me sistemet individuale të ushtrisë/policicë, CBRN dhe mjekësore, trajnimin dhe simulimin, sistemet autonome dhe robotike, logjistikën, GeoMetOc, mbrojtjen e popullsisë, kundër terrorizmin, krimin e organizuar, zbatimin e ligjit, sigurinë kibërnetike, zgjidhjet dhe materialet inovative, etj. Një tjetër synim i rëndësishëm është lehtësimi i një përkushtimi aktiv ndërmjet vendeve aleate, organizatave ndërkombëtare (NATO, BE, OKB, OSBE, etj), sektorit privat dhe akademisë, si dhe aktorëve të tjerë të fushës në botë.
Këto tema do të diskutohen në kuadër të eventeve të FFF-së, që përfshijnë sesionet e grupeve të punës së NATO-s dhe EDA-së, kongreset, konferencat dhe workshop-et. Një pjesë e rëndësishme do të jetë edhe Ekspozita ‘Forcat e së Ardhmes’ e cila ofron një mundësi të shkëlqyer ku prodhuesit mund t’i prezantojnë risitë dhe teknologjitë e fundit komunitetit të gjerë të organizatave ndërkombëtare, qeveritare, ushtarake, të sigurisë, si dhe përfaqësuesve të biznesit.
Forumi i Forcave të së Ardhmes i përgjigjet tendencave dhe nevojave më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe ndihmon në arritjen e ndërveprimit të aq shumëkërkuar.
Bëhuni pjesë e FFF-së si ekspozues, folës, ose audiencë, dhe shfrytëzoni këtë rrjet global.

Per me shume informacion, shih dokumentin bashkengjitur:

Attachments

FFF 230 KB PDF (Adobe Acrobat document) 2018-06-07