Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Nënshkrimi ceremonial i kontratës për realizimin e projektit për përmirësimin e nivelit të kujdesit perinatologjik dhe neonatologjik në Shqipëri

Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Spitalin Universitar Obsterik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë lidhën më 7 qershor 2012 kontratën për realizimin e projektit për zhvillimin e kujdesit perinatologjik dhe neonatologjik në Shqipëri.

Qëllimi i projektit të bashkëpunimit për zhvillim të Republikës Çeke është mbështetja e përpjekjeve të mjekëve shqiptarë në drejtim të uljes së vdekshmërisë përreth lindjes së parakohshme në Shqipëri. Realizimi i këtij projekti përfshin shkollimin në një vend pune të specializuar të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Fakultetit 1. të Mjekësisë së Universitetit të Karlit në Pragë të dy mjekëve shqiptarë nga  Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, si dhe financimin e pajisjeve të nevojshme për sterilizimin e sallave të operacioneve dhe të shtretërve të fëmijëve. Republika Çeke jep kontributin e saj në realizimin e projektit në shumën 200.000 korona çeke.