česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bursat e Qeverisë së Republikës Çeke 2015/16 – Thirrje për Aplikim

(This article expired 25.07.2015.)

Në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin e huaj Republika Çeke ofron bursa për studimet si vijon:

Studime të ndjekura në gjuhën çeke:

· Programi studimi baçelor (kohëzgjatja tre – katër vjet);

· Programi studimi master (programe gjithëpërfshirëse katër deri në gjashtë vjet);

· Studime doktorature (kohëzgjatja tre deri në katër vjet).

Studimet gjuhësore dhe përgatitore (një vjeçare; vetëm për ata që kanë aplikuar për një bursë për të studiuar në gjuhën çeke) – të ofruara nga Instituti për Studime Gjuhësore dhe Përgatitore (“ILPS”) në Universitetin Karl;

Studime të ndjekura në gjuhën angleze:

· Programe studimore të përzgjedhura follow-up në nivel masteri (kohëzgjatja një deri në tre vjet);

· Programe të Përzgjedhura Doktorature (kohëzgjatja tre deri katër vjet).

Programet e preferuara të studimit për aplikuesit nga Shqipëria janë bujqësia, transporti, studime mjedisore dhe tekniko – ekonomike.


Dorëzimi i Formës së Aplikimit, Afatet Përfundimtare të Pranimit dhe Format

Përveç se kur thuhet ndryshe, një aplikim për bursë e Qeverisë së Republikës Çeke mund të dorëzohet vetëm përmes Misionit Diplomatik të Republikës Çeke në vendin e dhënë. Çdo aplikant është i detyruar të plotësojë një formë aplikimi elektronike deri më 30 Shtator 2014 (d.m.th viti kalendarik që paraprin vitin akademik për të cilin ofrohet bursa).

Aplikuesi do të plotësojë me kujdes të gjitha kutitë bosh të formës së aplikimit ndërsa vëzhgon udhëzimet e dhëna për secilën kuti.

I gjithë informacioni i nevojshëm është i disponueshëm online në http://registr.dzs.cz/registr.nsf/dispozice_eng_2014.pdf