česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dita Europiane e Gjuhëve në Shqipëri

(This article expired 17.10.2015.)

Për të kremtuar Ditën Europiane të Gjuhëve Qendra e Informimit e Bashkimit Europian (EUIC) në Tiranë sëbashku me shtetet anëtare të BE-se residente në Shqipëri mbajtën një eveniment më 26 Shtator 2014 që kujtoi diversitetin linguistik dhe kulturor të BE-së. EUIC u siguroi shteteve anëtare të BE-së një hapësirë të vogël, ku ata prezantuan letërsinë dhe kulturën e tyre.

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë mori pjesë në këtë ngjarje ku prezantoi disa libra në gjuhën çeke, si dhe disa atraksione turistike. Librat Zahradní slavnost (Festa e Kopshtit)  nga Václav Havel, Povídky z jedné a druhé kapsy  (Historitë e një Xhepi dhe Histori të një Tjetër Xhepi) nga Karel Čapek dhe Kráska se špatnou pověstí (E Bukura me Reputacion të Keq; libër udhëtimi për Shqipërinë) nga Miroslav Náplava iu dhuruan librarisë së EUIC në fund të eventit. Cimbali klasik tradicional dhe muzika moderne çeke shoqëruan prezantimin. Vizitorët mundën të shijojnë ëmbëlsirën me mollë, djath dhe arra,  si dhe verërat çeke, pijen tradicionale Beherovka, dhe Fernet në stendën çeke.