česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dokumentari Çek hap Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë

(This article expired 25.09.2015.)

Dokumentari Nata e Madhe (2014) e regjizorit çek Petr Hátle hapi më 22 Shtator 2014 Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë.

Audienca e vlerësoi mënyrën autentike me të cilën dokumentari paraqiti jetën e përditshme të njerëzve që për arsye të ndryshme jetojnë në një cep të shoqërisë. Pas shfaqjes filmi mori mjaft duartrokitje. Para shfaqjes së filmit, hapja zyrtare e festivalit u ndoq nga Ministrja Shqiptare e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të jetës kulturore shqiptare, OJQ, dhe trupi diplomatik në vend. Një nga folësit në ceremoninë e hapjes ishte edhe Z. Petr Hátle, regjizori i filmit çek, i cili ishte i ftuar i festivalit. Edicioni aktual i festivalit u mbështet gjithashtu nga Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë si një reflektim i rëndësisë së dimensionit të të drejtave të njeriut në politikën e jashtme të Çekisë.

hatle