česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ftesë Fëmijëve në Ekspozitën Ndërkombëtare LIDICE

(This article expired 24.10.2015.)

Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Figurative në Lidice është themeluar në vitin 1967 për të përkujtuar fëmijët e vrarë në fshatin çek të Lidices nga nazistët gjermanë, si dhe fëmijët e tjerë që kanë humbur jetën në luftëra.

ICEFA Lidice është konkurs me një fazë për fëmijët 4 deri në 16 vjeç. Në konkurs mund të marrin pjesë individët dhe të gjitha shkollat dhe organizatat që punojnë me fëmijët. Paneli i ekspertëve të jurisë përbëhet nga mësuesë të artit dhe artistë të arteve pamore, të cilët do të përzgjedhin për t’u ekspozuar rreth 1,400 punime. Punimet nderohen me çmimin “Njohje të Nderuara”, ndërsa punimet më të mira me medaljen "Trëndafili i Lidices".

Çdo ekspozitë ka një temë kryesore. Meqë viti 2015 ështe shpallur si Viti Ndërkombëtar i Dritës nga OKB, Komisioni Çek për UNESCO-n ka rekomanduar t’i dedikojë IECFA-së së 43-në Lidice 2015 të njëjtën temë.

Teknikat e artit që mund të zgjedhë çdo pjesëmarrës janë: piktura, vizatimi, fotografia, dhe qeramika. 

Data e dorëzimit në vulën postare për Edicionin e 43-të dërguar direkt në ICEFA nuk duhet të jetë më vonë se 28 Shkurt 2015.  Hyrjet duhet të dorëzohen fizikisht në Lidice deri më 15 Mars 2015.

Pjesëmarrësit shqiptarë në konkurs mund të dorëzojnë fizikisht punimet e tyre edhe në Ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë (Rruga Skërnderbej Nr.10) jo më vonë se data 27 Shkurt 2015, për t’u dërguar tek organizatori nëpërmjet kanaleve diplomatike.  

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni faqen e mëposhtme: www.mdvv-lidice.cz/en