česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Teatri Çek i Kukullave Prezantohet në Shqipëri

(This article expired 26.09.2015.)

Në 15-18 Shtator 2014, grupi çek i teatrit të kukullave Mikrle nga Shkolla e Artit të në Jaroměř vizitoi Shqipërinë për të prezantuar traditën çeke të teatrit të kukullave.

Në katër ditë, u dhanë 7 shfaqje të përrallës ‘Bukuroshja e Fjetur në Pyll’ për fëmijët më të vegjël dhe teatri me kukulla ‘Hotel’ për shikuesit më të rritur. Më 16 shtator 2014, artistët çekë organizuan një workshop për artistët shqiptarë të kukullave dhe punonjësit në pedagogji për mundësitë e përdorimit të kukullave për qëllime mësimdhënie. Një nga shfaqjet u ndoq edhe nga Zj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës e Shqipërisë, e cila inicioi idenë e vizitës së teatrit çek të kukullave në Shqipëri. Shfaqjet e grupit çek në 3 qytete (Elbasan, Tiranë, Shkodër) u pritën ngrohtë nga fëmijët shqiptarë si dhe nga aktorët vendas të teatrit të kukullave dhe mësuesit. Projekti i prezantimit të traditës çeke të kukullave u mbështet nga Ministritë Çeke dhe Shqiptare të Kulturës.

loutky