česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizita e Ambasadores në Lepush

(This article expired 20.08.2015.)

Me ftesë të Z. Gjeto Dukaj, Kryetari i Komunës së Kelmendit, Ambasadorja Tomášová vizitoi më 9 Gusht 2014 festivalin folklorik të Lepushit, i ndodhur në Alpet Shqiptare në veri të vendit.

Festivali zhvillohet çdo vit në javën e dytë të gushtit dhe në të marrin pjesë grupet folklorike jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi dhe Kosova. Festivali, i listuar mes projekteve të BE-së për bashkëpunimin ndërkufitar, është një festë e përvitshme që prezanton kostumet, vallet dhe këngët nga krahina të ndryshme të Alpeve Shqiptare, të vizituara gjerësisht nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj. Pjesë e festivalit është edhe votimi i vajzës më të bukur të Alpeve Shqiptare, ndërsa juria gjithashtu përzgjedh kostumin me të bukur e të stolisur.

lepush