česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja Çeke në Elbasan

(This article expired 24.09.2015.)

Me rastin e fillimit të turit të kompanisë çeke të teatrit të kukullave në qytetin e Elbasanit, më 15 shtator 2014, Ambasadorja e Republikës Çeke Bronislava Tomášová u prit nga Kryetari I Bashkisë së qytetit të Elbasanit Qazim Sejdini.

Përveç  bashkëpunimit në fushën e kulturës, gjatë takimit u diskutua edhe bashkëpunimi ekonomik. Kryetari I Bashkisë Sejdini nënvizoi një histori të gjatë prej 55 vitesh të lidhjeve ekonomike ndërmjet Republikës Çeke dhe Elbasanit, dhe ftoi për të vizituar qytetin kompani të reja çeke të interesuara. Në pikëpamjen e tij bujqësia mund të jetë një fushë me perspektivë në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit.  Ndërkohë Ambasadorja  Tomášová e informoi z. Sejdini për traditën e gjatë të prodhuesve çekë të teknologjive të rafinerisë dhe interesin e tyre për të hyrë në tregun shqiptar. 

Elbasan