česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja viziton Juglindjen e Shqipërisë

(This article expired 17.04.2015.)

Në 2 - 4 Prill, Ambasadorja Bronislava Tomášová vizitoi qytetet e Korçës, Ersekës dhe Përmetit në juglindje dhe në jug të Shqipërisë.

Në Korçë, Ambasadorja u takua me Kryetarin e Bashkisë Z. Sotiraq Filo i cili paraqiti planet e zhvillimit të qytetit dhe disa projekte të tjera ku Korça merr pjesë.

Në Ersekë, u organizua një takim me Kryetarin e Bashkisë Z. Ali Laho dhe përfaqësues të tjerë të Bashkisë në fushën e zhvillimit të turizmit për të diskutuar sëbashku planet për zhvillimin e turizmit në qytet dhe në rrethina, duke përfshirë një projekt të vogël në kuadër të Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Çeke. Përfaqësuesit e OJQ-së “Destination Management Organisation” (DMO) e cila zbaton projektin, dhe Nënprefektja e Ersekës Znj. Zhaneta Prifti, gjithashtu morën pjesë në këtë takim. Ambasadorja Tomášová në shoqërinë e  përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe  të DMO-së vizituan gjithashtu fshatin tradicional të Rehovës, ku do të përqendrohet projekti. 

Në Përmet, Ambasadorja e prit nga Kryetari i Bashkisë Z. Gilberto Jaçe i cili prezantoi asaj planet për zhvillimin e turizmit në qytet. Së bashku ata vizituan Qendrën e Informacionit për Turizmin. Ambasadorja gjithashtu diskutoi me kryetarin e Bashkisë mundësitë për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet qytetit dhe Ambasadës në fushën e kulturës.  

rehova