česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Operatorët çekë të turizmit nisin bashkëpunimin me Shqipërinë

(This article expired 18.06.2015.)

Një delegacion i operatorëve çekë të turizmit, nën kujdesin e Shoqatës së Agjencive Turistike të Republikës Çeke, vizitoi Shqipërinë në vijim të një ftese nga Unioni i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë.

Në kuadër të Turit Studimor të organizuar nga data 2 qershor deri më 7 qershor 2014, delegacioni çek vizitoi resortet e plazheve në Sarandë, Durrës dhe Vlorë, dhe qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit, qytete në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Programi i Turit Studimor të operatorëve turistikë gjithashtu përfshiu udhëtime në Prizren në Kosovë, në resortin malor të Valbonës në Alpet Shqiptare dhe një tjetër pranë Liqenit të Komanit.

Një takim pune për operatorët çekë dhe shqiptarë u organizua në Shkodër më 5 qershor 2014, që kishte për qëllim nxitjen e kontakteve të reja dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në fushën e turizmit.

Delegacioni i operatorëve çekë të turizmit i shoqëruar nga Ambasadorja e Çekisë Bronislava Tomasova u prit gjithashtu nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni.

Vizita u mbyll më 6 qershor 2014, me firmosjen e një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet shoqatave te operatorëve turistikë të të dy vendeve.

tour