Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Aktivitet kulturor folklorik me ish-studentë shqiptarë të universiteteve çeke

Me rastin e vizitës së folkloristit legjendar, kompozitorit dhe redaktorit muzikor Jaromír Nečas (*1922), u organizua më 10 maj 2012 në Rezidencën e Ambasadores Çeke në Tiranë një takim miqësor me ish-studentë shqiptarë të shkollava të larta nga Çekosllovakia në vitet 40 dhe 50 të shekullit XX.

Zoti Nečas ishte i shoqëruar nga muzikantët folkloristë Jura Petrů dhe Jiří Plocek, fotografi Jiří Rohel dhe regjisori Břetislav Rychlík. Gjatë rrugës së tyre drejt folklorit muzikor shqiptar, muzikantët çekë realizuan një program të shkurtër muzikor me këngë popullore. Në kuadër të këtij aktiviteti kulturor pati edhe një moment prekës, kur Z. Nečas u takua me Znj. Margerita Milkani, me të cilën Z. Nečas kishte dhënë në vitin 1954 një koncert në Shqipëri. Takimi në fjalë u mundësua vetëm pas 58 vitesh.

DSC01704