Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bursat e Qeverisë së Republikës Çeke për vitin akademik 2013/2014

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë informon mbi mundësitë e aplikimit për bursa studimi të Qeverisë së Republikës Çeke për vitin akademik 2013/2014.

Akordimi i bursave për shtetasit e vendeve në zhvillim për studime në universitetet publike çeke, përbën një pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të Republikës Çeke dhe ka një traditë të gjatë.

Në universitetet publike çeke me bursa të Qeverisë së Republikës Çeke kanë kryer studimet e tyre që nga fundi i viteve 50 të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme mbi 21.500 shtetas të huaj.

Vendet e bursave shtetërore të studimeve në universitetet publike çeke përcaktohen në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës Çeke në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (www.msmt.cz) si dhe Ministrisë së Punëve të Jashte çeke (www.mzv.cz).

Kriteret dhe procedurat e akordimit të bursave të Qeverisë së Republikës Çeke rregullohen sipas Dispozitave të njohjes së bursave të Qeverisë së Republikës Çeke dhe Programit përkatës të bursave të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në mbështetje të studimeve për shtetasit e huaj në Republikën Çeke të shpallur nga Ministri/Ministrja e Arsimit.

Kompetente për përmbushjen e detyrimeve konkrete të fituesve të bursave gjatë realizimit të studimeve në universitetet publike në përputhje me Dispozitat e njohjes së bursave të Qeverisë së Republikës Çeke dhe Programit përkatës të bursave të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve është Qendra e Shërbimeve me Jashtë (www.dzs.cz).

Republika Çeke akordon në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim bursa studimi

në gjuhën çeke:

·        programet e studimit të nivelit bachelor (3-4 vjet)

·        programet e studimit të nivelit master (4-6)

·        programet e studimit për doktoraturë (3-4)

në gjuhën angleze:

·        programet e përzgjedhura të studimit pasuniversitar të nivelit master (1-3),

·        programet e përzgjedhura të studimit për doktoraturë (3-4),

në kursin e gjuhës dhe studimeve përgatitore (1-vjeçar, vlen vetëm për aplikuesit e bursave të studimit në gjuhën çeke).

Kushti i pranimit të studentëve në  programin e studimit të nivelit bachelor dhe master në Republikën Çeke është përfundimi i plotë i arsimit të mesëm ose të mesëm profesional që korrespondon me arsimin e mesëm me provim mature në Republikën Çeke.

Kushti i pranimit të studentëve në programin e studimit pasuniversitar të nivelit master është përfundimi i suksesshëm i studimeveje në programin e studimit të nivelit bachelor.

Kushti i pranimit të studentëve në programin e studimit për doktoraturë është përfundimi i suksesshëm i studimeve në programin e studimeve të nivelit master.

Kushti i njohjes së bursës së Qeverisë së Republikës Çeke për studime në gjuhën angleze është zotërimi i mirë i anglishtes.

Aplikuesi paraqet, nëse është e mundur, dëshmi të njohura botërisht për zotërimin e gjuhës angleze (p.sh. TOEFL, IELTS, APIEL etj.). Në rast se aplikuesi nuk disponon dëshmi të tilla, ose punonjësi i Ambasadës së Republikës Çeke nuk e pranon dëshminë e paraqitur, atëherë kandidati i bursës së Qeverisë së Republikës Çeke për studime në gjuhën angleze është i detyruar të japë paraprakisht, gjatë procesit të dorëzimit të formularit, një test të gjuhës angleze

Gjatë procesit të njohjes së bursës së studimit në gjuhën çeke merret për bazë lista e degëve të rekomanduara të studimit, e aktualizuar sipas nevojave të një shteti konkret, duke pasur parasysh projektet në zbatim të bashkëpunimit për zhvillim, listë e cila është pjesë e bursave të Qeverisë së Republikës Çeke të ofruara çdo vit për secilin shtet.

Bursat e studimit në gjuhën angleze për programet e studimit pasuniversitar të nivelit master dhe të doktoraturës njihen vetëm për programet e mëposhtme të përzgjedhura të studimit. Bursat e Qeverisë së Republikës Çeke nuk njihen për studimin e degëve të tjera në gjuhën angleze.

Universiteti, Fakulteti Programi i studimit Dega
ČZU FAPPZ MSPN Natural Resources and Environment
ČZU FLD MSPN Forestry, Water and Landscape Management
ČZU FTECH MSPN Technology and Environmental Engineering
ČZU FPEK MSPN System Engineering and Informatics
UHK FIM MSPN Information Management
MZLU FA DSP Agricultural chemistry
UK CERGE DSP Economics, Theoretical Economics
UK FSV-IES MSPN Economics, Economics and Finance

E drejta e bursave të Qeverisë së Republikës Çeke njihet me Vendim të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve si mbështetje për studimet në programin e studimeve të nivelit bachelor, master pasuniversitar dhe të doktoraturës, studim me kohë të plotë në programin e studimit konkret të realizuar nga univesiteti publik (ose fakulteti përkatës) për një periudhë, e cila korrespondon me kohën standarte të studimit. E drejta e bursës nuk mund t'i kalohet një personi tjetër si dhe nuk mund të shfrytëzohet në një vit tjetër akademik. Në momentin që bursa njihet, nuk është e mundur të ndryshohet as universiteti i përzgjedhur publik, as programi apo dega e studimit.

Aplikimi për bursën e studimit të Qeverisë së Republikës Çeke mund të dorëzohet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Çeke që ka kompetencat për shtetin konkret. Formulari i aplikimit mund të plotësohet vetëm në formë elektronike në adrsën online të internetit http://registr.dzs.cz/registr.nsf deri me  datën  9 nëntor 2012. Aplikuesit do të kontaktohen pas kësaj që të bëjnë një test për njohuritë e përgjithshme, në rast nevoje edhe një test mbi zotërimin e gjuhës angleze.

Informacione më të hollësishme në anglisht mund t'i gjeni të pasqyruara në këte link:

http://www.msmt.cz/international-cooperation-1/government-scholarships-developing-countries?lang=2