Dorëzimi i çmimeve për pjesëmarrësit e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve të Bukura për Fëmijë Lidice 2011
13.02.2012 / 11:17
(This article expired 14.02.2013.)
Më 14 janar 2012 u zhvillua ceremonia e dorëzimit të diplomave dhe çmimeve për pjesëmarrësit e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve të Bukura për Fëmijë Lidice 2011.
Zëvendësambasador së Republikës Çeke në Tiranë, Mgr. Karel Smékal i dorëzoi fëmijëve Aleks Panidhi dhe Alicie Pema diplomat e nderit për punimet e tyre artistike, të cilat u vlerësuan në konkursin e vitit të kaluar, ku morën pjesë rreth 30 fëmijë nga Shqipëria. K. Smékal shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e lartë të përfaqësuesve shqipëtarë dhe i bëri thirrje atyre për një pjesëmarrje të ngjashme edhe në vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Drejtori i grupit artistik “Gëzimi i Syrit”, zoti Bashkim Dervishi, konfirmoi me kënaqësi pjesëmarrjen e artistëve të vegjël në vitin 2012.

