Filmi çek “Lidice” fiton çmimin kryesor në Festivalin Veror të Filmit në Durrës
03.09.2012 / 13:45
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit të sivjetshëm Veror të Filmit në Durrës, trofeun kryesor të “Gladiatorit të Artë” e fitoi filmi çek “Lidice” i regjizorit Petr Nikolaev me aktorin Karel Roden në rolin kryesor.
Filmi bëri publikun dhe jurinë e festivalit për vete jo vetëm për nivelin e lartë të tij dhe interpretimin e aktorëve, por edhe falë tematikës së trajtuar rreth ngjarjeve të vitti 1942. Ky çmim u mor në emër të autorëve nga Zëvendësambasadori i Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë Karel Smékal, i cili në fjalën e mbajtur ndër të tjera falenderoi nga larg autorët e filmit për përhapjen e shkëlqyer të emrit të mirë që gëzon kinematografia çeke në botë.
