Filmi çek “Mësues në Fshat” në Festivalin Evropian të Filmit në Tiranë
07.05.2012 / 14:45
Në kuadër të Festivalit Evropian të Filmit u shfaq më 6 maj 2012 filmi çek “Mësues në Fshat” (2008).
Numri i shikuesve që ndoqën filmin çek ishte ndër më të lartit në të gjithë festivalin (përveç filmit çek u prezantuan edhe filma të tjerë nga Italia, Hollanda, Danimarka, Suedia dhe Franca), gjë që dëshmon emrin mjaft të mirë që ka kinematografia çeke tek publiku shqiptar. Filmi çek ka zgjuar me tematikën e trajtuar një interes të madh për qëndrimin e shoqërisë ndaj orientimit homoseksual, duke pasur parasysh faktin që kjo temë është në Shqipëri aktuale dhe mjaft e diskutuar. Festivali Evropian i Filmit është një nga aktivitetet e shumta kulturore të Muajit të Evropës në Shqipëri.

