Konkursi Ndërkombëtar i Fëmijëve për Artet e Bukura Lidice 2012 jep çmim pjesëmarrjeje për dy fëmijë shqiptarë.
27.02.2013 / 10:45
Në ambientet e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, Ambasadorja Bronislava Tomášová u dorëzoi Çmimin e Pjesëmarrjes dy fëmijëve shqiptarë -Lidia Muca dhe Eden Tugu që vinin nga grupi artistik “Gëzimi i syrit”– për punimet e tyre në edicionin e 40-të të Konkursit Ndërkombëtar të Fëmijëve për Artet e Bukura Lidice 2012.
Ky konkurs është një nga konkurset më të mëdhenj dhe të vjetër në Europë ku shprehen përshtypjet artistike të fëmijëve dhe organizohet nga Institucioni i Përkujtimores së Lidicës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës Çeke, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës Çeke, Ministria e Jashtme e Republikës Çeke si dhe nga Komisioni Çek i UNESCO-s. Tema e edicionit të 40-të ishte Teatri – Kukulla - Përralla në kujtim të 100-vjetorit të lindjes së artistit të mirënjohur çek Jiří Trnka.
Gjatë ceremonisë, Ambasadorja Tomášová theksoi se rëndësia e këtij konkursi qëndron në mbledhjen e fëmijëve nga e gjithë bota për të shprehur përshtypjet e tyre në piktura të cilat pastaj ekspozohen në përmendoren e Lidicës. Qyteti i Lidicës u shkatërrua tërësisht gjatë Luftë së Dytë Botërore nga trupat naziste si reagim ndaj vrasjes së Protektorit gjerman nazist Heydrich.


