Shfaqja e filmit “Qytetari Havel” në përkujtim të Z. Vaclav Havel
25.01.2013 / 11:14
Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ju informon për shfaqjen e filmit “Qytetari Havel”. Shfaqja e filmit do të bëhet të hënën dhe të martën, më 28 dhe 29 janar, 2013, në ora 20.00 pranë Kinema Agimi në Tiranë.
Të hënën, 28 janar, hyrja do të jetë me ftesa, ndërsa të martën, 29 janar, do të jetë e hapur, pa pagesë, për publikun e gjerë. Filmi do të jetë i përkthyer me titra në gjuhën shqipe dhe angleze.
Shfaqja e këtij filmi është organizuar për të përkujtuar 20 vite ekzistece të Republikës Çeke si dhe për ti bërë homazh presidentit të parë të Republikës Çeke, zotit Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë një vit më parë.
Filmi e paraqet Z. Vaclav Havel si në situatat e zakonshme ashtu edhe në ato më të jashtëzakoshment, si një politikan dhe si një intelektual. Në të njëjtën kohë filmi paraqet mjedisin social e politik të Republikës Çeke, në momentet e saj historike të transformimit demokratik dhe rindërtimit të vendit në skenën internacionale, duke përfshirë dhe anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian, menjëherë pas ndarjes nga Republika e Çekoslloavakisë, në dy shtete të pavarur, gjatë periudhës se 2 mandateve presidenciale te Z. Vaclav Havel, në vitet 1993-2003.
Mbi të gjitha, filmi e paraqet trashëgiminë e Vaclav Havel-it si trashëgiminë e një prijësi demokrat, që vlerësonte prosperitetin e përbashkët të shoqërisë dhe të të gjithë njerëzimit, përmbi përfitimet e veta si individ, një trashëgimi e tillë – sipas opinionit të Ambasadës – nuk duhet harruar.
