Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Studentët shqiptarë shprehin interes për Veclav Havel, në dy shfaqjet e filmit “Qytetari Havel„ shfaqur në kinema.

Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Republikës Çeke si dhe për ti bërë homazh presidentit të parë të Republikës Çeke, zotit Vaclav Havel, një vit pas vdekjes, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë shfaqi më 28 janar, 2013 në Kinema Agimi, filmin “Qytetari Havel”.

Në ceremoninë e shfaqjes së filmit morën pjesë, Presidenti I Shqipërisë, Bujar Nishani, përfaqësues të Qeverisë Shqiptare e të Parlamentit, Trupa Diplomatikë dhe personalitete të jetës kulturore Shqiptare.

Në fjalimin e hyrjes, Znj. Bronislava Tomasova, Ambasadore e Republikës Çeke në Shqipëri, përmendi vlerat e shumta të punës së Z. Havel. Ajo përmendi rëndësinë që pati Havel në ngritjen e shtetit të ri Çek dhe të shoqërisë demokratike menjëherë pas ndarjes së Republikës Çekosllovake.

Më 29 janar, 2013, filmi u rishfaq për studentët e Universiteteve Shqiptare. Studentët reaguan mjaft spontanisht ndaj momenteve specifike të jetës së Havelit, të paraqitura në film dhe vërtetuan se, Presidenti I pare I Republikës Çeke ka shumë për ti thënë edhe brezit të ri të sotëm.

havel