Ambasadora Tomášová viziton qytetin e Korçës
22.06.2012 / 09:23
Ambasadorja e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová zhvilloi më 21 qershor 2012 një vizitë në qytetin juglindor të Korçës.
Ambasadorja Çeke mbajti gjatë kësaj vizite një fjalim në seminarin e organizuar nga Ryder Albania Association, pjesë e një projekti të vogël lokal të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, i cili fokusohet në mbështetje të rritjes së kapaciteteve për përdorimin e lëndëve qetësuese gjatë kujdesit shëndetësor paliativ, u takua me kryetarin e bashkisë së Korçës Niko Peleshi dhe prefektin e qarkut Andrea Mano. Në qendër të bisedimeve ishin fushat potenciale të bashkëpunimit me Republikën Çeke në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm në rajonin e Korçës. Ambasadorja Çeke vizitoi gjithashtu fabrikën e birrës së këtij qyteti, e cila u rikonstruktua në vitin 2006 me kontributin e teknologjisë çeke.
