Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja B. Tomášova viziton pjesën jugore të Shqipërisë

Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri Bronislava Tomášová zhvilloi në datat 11 – 13 korrik 2012 një vizitë në qytetin e Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.

Veçanërisht turizmi, por edhe fushat e ruajtjes së mjedisit u identifikuan gjatë takimeve me prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive si fusha tepër të rëndësishme dhe me potencial për bashkëpunimin reciprok. B. Tomášová u takua në Vlorë me prefektin Eduard Veçani, në Gjirokastër me prefekten Mimoza Çomo dhe kryetarin e bashkisë Flamur Bime, kurse në Sarandë me zëvendësprefektin Gjergji Mano dhe kryetarin e bashkisë Stefan Çipa.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Çipa, B. Tomášová vizitoi Parkun Kombëtar antik arkeologjik të Butrintit që gëzon mbrojtjen e UNESCO-s dhe mori pjesë në praninë e Ministrit të Turizmit Shqiptar Aldo Bumçi dhe të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri Alexandr Arvizu në ceremoninë e përurimit të projektit të sistemit elektronik të biletave për hyrjen në park. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa e siguroi Ambasadoren Çeke për interesin e vazhdimit të iniciativës së drejtuesve të mëparshëm të Bashkisë dhe zhvillimin e partneritetit me Njësinë Bashkiake të Pragës 6.