Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja B. Tomášová viziton Qarkun e Kukësit në veri të Shqipërisë

Ambasadorja e Republikës Çeke në Shqipëri Bronislava Tomášová realizoi në datat 18 - 20 tetor 2012 një vizitë në qytetin e Kukësit, Bajram Currit dhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, të cilët ndodhen në zonën verilindore të Shqipërisë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ambasadorja u takua gjatë kësaj vizite në rajonin e sipërpërmendur me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj, Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit Ibsen Elezi, Drejtorin e Policisë së Qarkut Kukës Pëllumb Seferi, shefin e zyrës rajonale të OSBE-së Astrit Brasha, Kryetarin e Bashkisë Bajram Curi Agron Demushi dhe përfaqësues nga administrata e Parkut Kombëtar të Valbonës.

Duke pasur parasysh kushtet e natyrës që konsiderohet ende një natyrë e virgjër si dhe malet e karakterit alpin, rajoni i Kukësit bashkë me Parkun Kombëtar të Valbonës bëjnë pjesë ndër zonat më të frekuentuara nga turistët çekë, të cilët praktikojnë në këto zona kryesisht turizmin malor. Ky rajon ofron potencial të lartë për një bashkëpunim të ngushtë midis Republikë Çeke dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e zhvillimit të turizmit malor. 

Abasadorja u njoh hollësisht gjatë këtyre takimeve me zonat në fjalë dhe diskutoi me përfaqësuesit shqiptarë mundësitë e identifikimit të vendeve lokale të përshtatshme për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e mundur nga ana e Republikës Çeke për sinjalistikën e rrugëve turistike, e cila është e domosdoshme për zhvillimin strategjik të turizmit malor në rajon.