Ambasadorja Çeke takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli
29.03.2012 / 10:15
Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová zhvilloi më 28 mars 2012 një takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Jozefina Topalli.
Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përkryera dypalëshe, ku u theksua niveli i lartë i vizitave reciproke të delegacioneve parlamentare. Në takim u trajtua gjithashtu procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e aspiratave integruese të saj nga ana e Republikës Çeke.
