Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja Çeke vizitë zyrtare në qytetin e Durrësit

Ambasadorja e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová zhvilloi më 16 maj 2012 një vizitë zyrtare në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ambasadorja u takua në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin e dikurshëm shqiptar me Prefektin e Qarkut të Durrësit Genci Alizoto, me Kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, Drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave Shqiptare Zamir Ramadani dhe Drejtoren e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Durrës Anila Varfi. Ambasadorja Çeke u njoh gjatë këtyre takimeve me rajonin e Durrësit dhe diskutoi me përfaqësuesit shqiptarë për fushat e mundshme të bashkëpunimit reciprok me Republikën Çeke, veçanërisht në sektorin e teknologjisë mjedisore, transportit, turizmit dhe arsimit.

dures1durres2