Ambasadorja Çeke viziton qytetin verior të Shkodrës
31.05.2012 / 15:45
Ambasadorja e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová zhvilloi më 30 maj 2012 një vizitë në qytetin verior të Shkodrës.
Ambasadorja u takua gjatë kësaj vizite me Prefekten e Qarkut të Shkodrës Voltana Ademi dhe Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. Ambasadorja diskutoi me përfaqësuesit shqiptarë rreth fushave të bashkëpunimit të mundshëm me Republikën Çeke në nivel qytetesh dhe komunash, veçanërisht në sferën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të zhvillimit turistik. Ndërsa me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër Ambasadorja bisedoi për mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

