Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja e Republikës Çeke u prit në takim nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha priti më 23 mars 2012 në takim Ambasadoren e Republikës Çeke Bronislava Tomášová.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, të cilat reflektohen edhe në bashkëpunimin në NATO, si dhe në mbështetjen e Republikës Çeke në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Të dy përfaqësuesit u shprehën dakort me potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe në domosdoshmërinë e shfrytëzimit të këtij potenciali.

1332517215-ambceke