Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deputeti çek Václav Kubata merr pjesë në takimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Tiranë

Anëtari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke Václav Kubata mori pjesë në një takim të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që u mblodh në Tiranë në datat 24 – 29 maj 2012.

Ky takim mbahet për herë të parë me rastin e Presidencës Shqiptare të Këshillit të Evropës, të cilën Shqipëria e mori nga Britania e Madhe më 23 maj 2012. Në këtë takim u diskutua, ndër të tjera, për rolin e misioneve vëzhguese të Këshillit të Evropës gjatë zgjedhjeve në Armeni dhe Serbi, si dhe për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.