Gala Koncert festiv me rastin e 90 vjet Marrëdhënie Diplomatike midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë
13.09.2012 / 15:00
Më 12 Shtator 2012 u zhvillua në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë Gala Koncerti për të festuar 90 vjet Marrëdhënie Diplomatike midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë.
Në koncert ishin të pranishëm përfaqësues të shtetit shqiptar, si p.sh. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topali apo Ministri i punëve të Jashtme Edmond Panariti, pjesëtarë të Trupit Diplomatik, drejtues të kompanive çeke që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, qytetarë çekë dhe personalitetet të tjera me lidhje të përbashkëta me dy vendet.
Ambasadorja e Republikës Çeke Bronislava Tomášová nënvizoi në fjalën e saj të hapjes nivelin e lartë të marrëdhënieve reciproke midis dy vendeve dhe shprehu besimin e saj në thellimin e mëtejshëm të tyre. Më pas Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edmond Panariti falenderoi gjatë fjalimit të tij ndër të tjera Republikën Çeke për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Koncerti vetë përmbante vepra të famshme nga muzika klasike e kompozitorëve çekë dhe shqiptarë, si p.sh. arien “Rusalka” të A. Dvořák apo simfoninë e tij “Bota e Re”. Ariet u kënduan nga sopranistja e re çeke Barbora Perná dhe tenori i ri i talentuar shqiptar Elson Braha. Në pultin e dirigjentit u praqitën njëri pas tjetrit dirigjenti shqiptar Valmir Xoxa dhe Karel Smékal, Zëvendësambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, i cili ka studiuar, para se të hynte në shërbimin diplomatik, në Konservatorin e Pragës për kompozim dhe dirigjim.

