Kryeministri i Republikës Çeke Petr Nečas zhvillon një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë
17.04.2012 / 10:30
(This article expired 15.06.2013.)
Kryeministri i Republikës Çeke Petr Nečas zhvilloi më 16 prill 2012 një vizitë në Republikën e Shqipërisë.
Në axhendën e Kryeministrit çek ishte takimi me homologun e tij Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi dhe Kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha. Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e procesit të integrimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua “Protokolli për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar të 14 prillit 2005” dhe “Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, për vitet 2012-2015”.
Kryeministri ishte i shoqëruar nga Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Martin Kuba dhe Ministri i Transportit Pavel Dobeš, të cilët takuan gjatë kësaj vizite homologët e tyre shqiptarë.
Pjesë e axhendës ekonomike të vizitës ishte Sesioni i Tretë i Grupit të Përbashkët të Punës midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke me delegacionet përkatëse të kryesuara nga Zv.Ministrat Eno Bozdo dhe Milan Hovorka. Në kuadër të vizitës u mbajt gjithashtu Forumi i Biznesit Shqiptaro-Çek në praninë e përfaqësuesve të 16 kompanive çeke.

