Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës Çeke merr pjesë në një Konferencë në Tiranë

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës Çeke mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore që u organizua në Tiranë në datat 14 – 16 maj 2012.

Konferenca e parë e këtij lloji ka nisur vitin e kaluar si iniciativë e Institutit CEELI, një Organizatë Jo-Fitimprurëse me seli në Pragë. Qëllimi i Konferencës është të mundësojë diskutimin e përbashkët të drejtuesve të Gjykatave të Larta në rajon rreth çështjeve kryesore për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë.