Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim i Ambasadores së Republikës Çeke me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edmon Haxhinasto priti më 23 mars 2012 në një takim kortezie Ambasadoren e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová.

Ambasadorja Çeke nënvizoi gjatë takimit vijimësinë e mbështetjes për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE. Përveç agjendës së integrimit, pjesë e bisedimeve ishin edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe projekti i krijimit të fondit për Ballkanin Perëndimor, iniciativë kjo e Republikës Çeke në kuadër të Presidencës Çeke të Grupit të Vishegradit. Duke u ndalur në marrëdhëniet bilaterale, u diskutua ndër të tjera për vizitën e ardhshme të Kryeministrit të Republikës Çeke Petr Nečas në Tiranë, si dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve.

haxhinasto-amb_%20eke