Takim i Ambasadores së Republikës Çeke me Kryetarin e Bashkisës së Tiranës Lulzim Basha
05.04.2012 / 15:00
Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Republikën e Shqipërisë Bronislava Tomášová zhvilloi më 4 prill 2012 një takim me Kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.
Në këtë takim Basha e ka njohur Ambasadoren Çeke me projektet strategjike për zhvillimin e Tiranës, në mënyrë të veçantë me projektin e tramit në kryeqytet, si dhe me ndërtimin e linjës hekurudhore midis Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas dhe Portit të Durrësit. Ambasadorja e Republikës Çeke shprehu në këtë kontekst mundësinë e një bashkëpunimi potencial me kompanitë çeke për realizimin e këtij projekti.
