Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim konsultativ në Tiranë i Drejtorit të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Drejtores në Drejtorinë e Evropës Jugore dhe Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

(This article expired 15.06.2013.)

Drejtori i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Z. Petr Vágner dhe Drejtorja në Drejtorinë e Evropës Jugore dhe Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Znj. Ivana Hlavsová morën pjesë në një takim konsultativ me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë që u mbajt në Tiranë, më 21 shkurt 2012 mbi propozimin e krijimit të fondit për Ballkanin Perëndimor.

Propozimi i krijimin të fondit për vendet e Ballkanit ishte një iniciativë e Republikës Çeke në kuadër të Presidencës së saj të Grupit të Vishegradit (V4) dhe ka si qëllim shkëmbimin e përvojave të vendeve të V4 në bashkëpunimin rajonal. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtorja e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Znj. Ilda Zhulali.