česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja Tomášová u takua me Dajti Alpino Turistik

(This article expired 20.03.2015.)

Ambasadorja Tomášová mori pjesë në takimin vjetor të Shoqatës Dajti Alpino Turistik të organizuar në qytetin e Pukës, më 22 – 23 Shkurt.

Dajti Alpino Turistik është një klub turistik i dedikuar ndaj turizmit alpin; anëtarët e tij kanë marrë pjesë në ekspedita jashtë vendit si në Majën e Everestit ose Akonkagua.  Takimi vjetor i klubit vlerësoi aktivitetet e vitit të shkuar dhe diskutoi planet e ardhshme. Këtë vit, në kuadër të Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Çeke, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë po mbështet financiarisht një projekt të vogël lokal për rinovimin dhe shënjimin e dy shtigjeve turistike në Parkun Kombëtar të Dajtit të zbatuar nga Dajti Alpino Turistik.

Në këtë takim Ambasadorja Çeke vlerësoi sukseset e shoqatës dhe theksoi rëndësinë e potencialit të lartë të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit malor. Sipas saj, është thelbësore që të zhvillohet dhe mirëmbahet infrastruktura e nevojitur, të ngrihen kapacitetet pritëse, si dhe është e rëndësishme që edhe vetë turistët shqiptarë të ndajnë përgjegjësinë për zhvillimin e turizmit malor. Si shembull, ajo prezantoi sukseset e një historie turizmi më shumë se njëqind vjeçare në Republikën Çeke, që përfshin një rrjet të dendur shtigjesh turistike të zhvilluara dhe mirëmbajtura vullnetarisht nga turistët çekë që janë pjesë e Klubit Çekë të Turistëve. Ajo shprehu shpresën që në të ardhmen Shqipëria do të lidhet me vendet e tjera në rajon dhe në të gjithë Europën me rrjetin e saj të zhvilluar të shtigjeve turistike.

Ndërkohë që ndodhej në Pukë, Ambasadorja Çeke takoi gjithashtu Kryetarin e Bashkisë z. Beqir Arifaj dhe sëbashku ata  vizituan një panair lokal me artikuj artizanalë të prodhuar nga gratë vendase, prodhime që reflektonin traditat në këtë krahinë.

puka