česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadorja Tomášová vizitoi qytetin e Divjakës

(This article expired 24.05.2015.)

Të mërkurën më 21 Maj 2014 Ambasadorja Bronislava Tomášová vizitoi qytetin e Divjakës, në pjesën perëndimore të Shqipërisë.

Në Divjakë, Ambasadorja Tomášová u takua me nën-Kryetarin e Bashkisë Z. Llazar Vodo dhe Drejtorin e Parkut Kombëtar të Divjakës për të diskutuar sëbashku projektet e bashkisë të fokusuara në zhvilimin e turizmit lokal, duke përfshirë një Projekt të Vogël të financuar nga Bashkëpunimi për Zhvillim i Republikës Çeke. Përfaqësuesit e OJQ-së AEEM, e cila zbaton projektin, morën gjithashtu pjesë në këtë takim. Në shoqërinë e përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe të AEEM-së Ambasadorja Tomášová vizitoi disa nga shtëpitë e zgjedhura paraprakisht të cilat do të transformohen në shtëpi pritëse.  

Transformimi i disa shtëpive lokale në shtëpi pritëse dhe trajnimet e lidhura me ofrimin e shërbimeve turistike do të inkurajojnë zhvillimin e agroturizmit, turizmit ekologjik dhe turizmit familjar në rajon si një mjet për të promovuar zhvillimin rural dhe mbrojtjen e natyrës në zonën e Lagunës së Karavastasë në Parkun Kombëtar të Divjakës.

divjake