česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Çeke në Shqipëri 2008 – 2013

(This article expired 01.03.2018.)

Republika Çeke ka alokuar 1,3 milion CZK për projektin “Kujdesi i pamjaftueshëm për pacientët afatgjatë, kryesisht me kancer, në nevojë të kujdesit paliativ në Shqipëri” në vitin 2008.

Projekti vazhdoi në vitin 2009 me fonde shtesë prej 1,5 milion CZK. Ai u pasua në vitin 2010 nga projekti “Zhvillimi i kujdesit paliativ në Shqipëri nëpërmjet arsimimit” me një kontribut prej 250.000 CZK, dhe nga “Projekti për kujdesin e pacientëve me kancer“ në vitin 2012 me 150.000 CZK të financuara nga Republika Çeke.

Në kuadër të projekteve të vogla lokale të Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Çeke, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke alokoi 0,5 milion CZK për projektin “Formimi profesional i rinisë në rrezik dioqezën e Rrëshenit.” Projekti pati qëllim edukimin dhe rikualifikimin e të rinjve të të dy gjinive në zonën e Rrëshenit për të mbështetur punësimin e tyre në tregun e punës. Projekti vazhdoi gjatë viteve 2010 dhe 2011 me një financim prej 250.000 CZK dhe 200.000 CZK.

Një tjetër projekt i Asistencës Zyrtare për Zhvillim  të Republikës Çeke “Zbatimi i teknologjive të reja për mbrojtjen e mjedisit në industrinë e naftës në rajonin e Kuçovës” u iniciua në vitin 2009 për një periudhë tre vjeçare me një buxhet total prej 20 milion CZK. Faza e parë e projektit u mbyll në Dhjetor 2009 me zhvillimin e një analizë të riskut dhe me rekomandimet e masave korrigjuese. I gjithë projekti konsistoi në përgatitjen e një studimi për pastrimin e dëmtimit nga nafta e rafinerive te vjetra në rajonin e Kuçovës dhe përfundoi në vitin 2012.

Në vitin 2009, Zyra Çeke për Standarde, Metrologji, dhe Testime (ÚNMZ) organizoi një nga seritë e seminareve të cilët u fokusuan në asistencën teknike të Republikës Çeke në adminstratën publike Shqiptare në fushën e testimit dhe metrologjisë.

Në vitin 2010, Republika Çeke alokoi një fond total prej 125.000 CZK për projektin “Rritja e standardeve të kujdesit perinatal dhe neonatal në Shqipëri.” Projekti u zbatua nga organizata ADRA CZ. Zbatimi konsistoi në ofrimin e trajtimeve profesionale për mjekët shqiptarë në Fakultetin e Parë të Mjekësisë të Universitetit Çarls dhe Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Pragë, dhe me pajisje të veçanta për Spitalin Universitar në Tiranë ‘Mbretëresha Geraldinë’. Në vitin 2011, ai u pasua nga projekti “Krijimi i programit për rritjen e standardeve të kujdesit perinatal në Shqipëri” me kosto prej 200.000 CZK. Projekti vazhdoi në vitin 2012 me të njëjtën shumë të kontribuar (200.000 CZK).

Projekti “Krijimi i marrëdhënieve me turistët nëpërmjet promovimit të pajisjeve turistike“ u zbatua në vitin 2013 në zonën turistike rreth qytetit të Kukësit në Shqipërinë veriore. Republika Çeke e financoi këtë projekt me 200.000 CZK. Stenda me informacione turistike e pajisur me një kompjuter u ndërtua përballë Bashkisë së Kukësit, një tabelë me një hartë dhe informacion turistikë bazë për tajonin u vendos në rrugën që të shpie në qytet, dhe 500 broshura turistike u printuan si rezultat i projektit. Financat shtesë të alokuara  në kuadër të Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Çeke në shumën prej 74.000 CZK, u përdorën në projektin “Zhvillimi i pjesës së shkurtër të shtegut për në ujëvarën Gerrles“ që u zbatua në gjysmën

logo