česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projektet e Vogla Lokale 2015 - Thirrje për Aplikim

(This article expired 15.12.2014.)

Çdo vit Bashkëpunimi për zhvillim i Republikës Çeke mbështet projekte të vogla lokale në Shqipëri. Disa projekte të fokusuara, por jo të kufizuara, në fushën e shërbimeve sociale, përmirësimit të turizmit, të mjedisit, etj. përzgjidhen çdo vit.

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të njoftojë se afati përfundimtar i dorëzimit të aplikimeve për Projektet e Vogla Lokale në Shqipëri për vitin 2015 është data 1 Dhjetor 2014.

Shuma e financuar nga Ndihma Zyrtare për Zhvillim e Republikës Çeke është rreth 8000 EURO për projekt. Komunitetet lokale dhe OJQ-të në vend janë të inkurajuara të aplikojnë. Projektet e bashkë-financuara nga subjekte të tjera janë veçanërisht të mirëpritura.

A/ APLIKIMI PËR PROJEKTIN

Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë Formën e Aplikimit Online “Local Small Scale Project Identification Form”. Një kopje origjinale e formës së plotësuar, e vulosur dhe e firmosur, dhe dokumentet shoqëruese  që mbështesin formën e aplikimit, duhet të dorëzohen me postë në Ambasadën Çeke në Tiranë.

Një kopje elektronike e skanuar e Formës Aplikimit origjinale dhe të plotësuar dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohen me e-mail në adresën: ladislav_lukacs@mzv.cz.

Bashkëlidhur dokumentet që mbështesin aplikimin:          

·      një dokument formal i subjektit të Aplikuesit (Numri NIPT, ose ndonjë dokument ekuivalent);

·       një listë të shkurtër që i referohet projekteve të mëparshme të suksesshme nga Aplikuesi.  

Zbatimi i projekteve të përzgjedhura është planifikuar për periudhën ndërmjet Mars dhe Shtator 2015.

Shënim:

  • Buxheti i propozuar duhet të përfshijë TVSH.
  • Totali i Kostove Personale, Dietave, dhe Kostot e Udhëtimit nuk lejohet të tejkalojnë 25% të Totalit të kërkuar nga Asistenca Zyrtare e Republikës Çeke e Bashkëpunimit për Zhvillim.

B/ ZBATIMI I PROJEKTIT TË PËRZGJEDHUR

Projekti i mbështetur do të zbatohet sipas një kontrate të lidhur dhe duhet të ndjekë buxhetin dhe strukturën të buxhetit të aprovuar.

Organizata përgjegjëse për zbatimin pritet të ofrojë fatura origjinale dhe dokumenta shoqëruese kur kërkohet (kontrata etj.) që janë në përputhje me legjislacionin kombëtar të lidhur me to. Organizatës vecanërisht i kërkohet të zbatojë ligjet mbi punën, taksat, dhe ligje të tjera të Republikës së Shqipërisë, dhe duhet të parashikojë kosto shtesë (d.m.th. taksat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që burojnë nga vëzhgimi i duhur i këtyre ligjeve në propozimin e buxhetit. Faturat e pavlefshme ose të paplota  nuk do të rimbursohen.

Organizata pritet gjithashtu të sigurojë përditësime të rregullta për zbatimin e projektit, të konsultojë Ambasadën për publikimet dhe materialet e tjera që nxjerrin logon zyrtare të Bashkëpunimit për Zhvillim të Republikës Çeke dhe të dorëzojnë një Raport Final pas mbylljes së projektit.  

crdc

Attachments

LSSP Identification Form 80 KB XLS (Excel document) 2014-10-24