česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Inagurimi i Projektit për Turizmin në Rehovë

(This article expired 25.10.2015.)

Më 22 Tetor 2014 u përurua zyrtarisht Projekti i Vogël Lokal me Asistencën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës Çeke, i fokusuar në zhvillimin e turizmit në rajonin e Kolonjës.

Projekti për zhvillim u zbatua nga organizata jo-qeveritare DMO dhe përfshiu trajnimin e vendasve që ofrojnë akomodim për turistët në shtëpitë e tyre, markimin e shtegut të Parë turistik në Malin e Gramozit, krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet prodhimeve artizanale për turistët, dhe zhvillimin dhe promovimin e një pakete të re rajonale që e përfshin Rehovën si një atraksion kryesor turistik të rajonit të Kolonjës. Inagurimi u ndoq nga Ambasadorja e Republikës Çeke Bronislava Tomášová, Kryetari i Bashkisë së Ersekës Ali Laho, dhe manaxhimi i organizatës joqeveritare, si dhe komuniteti nga Rehova.