česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mbështetja e Grave në Jetën Publike

(This article expired 09.07.2015.)

Në kuadër të Programit të Projekteve të Transformimit të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke që ka qëllim forcimin e të drejtave të njeriut dhe të parimeve demokratike në vendet partnere, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë po mbështet Projektin “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave dhe Sfidat e Përfshirjes së Tyre në Jetën Publike dhe Media”, të zbatuar nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut.

Projekti përbëhet nga 6 tavolina të rrumbullakëta të organizuara në qytete të vogla dhe mesatare të Shqipërisë që i lejon gratë vendase të flasin hapur për sfidat me të cilat ato përballen në përfshirjen në jetën publike dhe në media në Shqipërinë e sotme. Në tavolinat e rrumbullakëta, të mbuluara nga media lokale, morën pjesë gra nga krahinat përkatëse të Shqipërisë që ja dolën mbanë të kenë sukses në jetën publike dhe që ishin gati të ndanin përvojën e tyre mbi vështirësitë dhe sfidat që duhet të kapërcenin duke frymëzuar kështu edhe gratë e tjera që të ndjekin shembullin e tyre.  

Deri më tani, janë organizuar 4 tavolina të rrumbullakëta në Skrapar, Kukës, Bajram Curri dhe Tepelenë, ndërsa dy tavolinat e tjera do të organizohen në muajt që vijojnë në Pukë dhe Pogradec.

elsa