česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Ambasadores Çeke me Kryetaren e Bashkisë së Burrelit

(This article expired 20.03.2015.)

Më 11 Mars 2014, Ambasadorja Tomášová vizitoi qytetin e Burrelit ku takoi Znj. Adelina Farrici, Kryetare e Bashkisë së Burrelit, dhe firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit për një projekt që mbështet zhvillimin e turizmit në zonë.

Projekti i financuar në kuadrin e Asistencës Zyrtare Çeke për Zhvillim, dhe i zbatuar me pjesëmarrjen e rëndësishme të Bashkisë Burrel, do të rezultojë në ngritjen e një zyre turistike dhe në prodhimin e materialeve të promovimit të këtij rajoni. Zyra gjithashtu do të shërbejë si një pikë kontakti dhe informacioni për aktorë të interesuar në zhvillimin e turizmit në Burrel dhe rrethina.

Gjatë takimit, Ambasadorja Tomášová nënvizoi bukurinë e këtij rajoni dhe potencialin e tij turistik. Ajo veçanërisht vlerësoi cilësinë e projektit të propozuar dhe pjesëmarrjen aktive të Bashkisë në projekt. Kryetarja e Bashkisë Znj. Farrici prezantoi elementë specifikë të projektit dhe i tregoi Ambasadores ambjentet e zyrës së ardhshme të informacionit. Kryetarja e Bashkisë dhe Ambasadorja më tej diskutuan për aktivitetet e tjera të lidhura me zhvillimin e qytetit, ku Ambasadorja mësoi për funksionimin e suksesshëm të qendrave rinore dhe të të moshuarve të ngritura falë iniciativës bashkiake.

burrel