Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Rezultatet e projektit të zhvillimit për rehabilitimin mjedisor të zonës së Kuçovës në Shqipëri

(This article expired 15.11.2013.)

Në datë 31 tetor 2012 u mbajt në Tiranë prezantimi përfundimtar mbi rezultatet e projektit të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të Republikës Çeke me titull “Implementimi i teknologjisë së re për rehabilitimin mjedisor nga industria e naftës në zonën e Kuçovës, Shqipëri”. Ralizimi i projektit në fjalë filloi në vitin 2009 nga firma GEOtest, a.s. nën kujdesin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, u zbatua në tre etapa dhe përfundoi në tetor të vitit 2012.

Gjatë prezantimit morën pjesë Ambasadorja e Republikës Çeke Bronislava Tomášová, diplomati Ambasadës së Republikës Çeke për çështjet ekonomike Vítězslav Schwarz, përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke Viera Rombaldová dhe Vilém Pardubský, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës Bardhyl Gjyzeli, Nënkryetari i kësaj Bashkie Shpëtim Nishani, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues të tjerë nga sferat akademike që kanë lidhje me mbrojtjen mjedisore dhe eleminimin e ndotjes së shkaktuar nga industria e naftës në zonën e Kuçovës.

Ambasdadorja e Republikës Çeke nënvizoi gjatë fjalës së hapjes eksperiencën e Republikës Çeke në mbrojtjen e mjedisit dhe specifikat e eleminimit të mbetjeve të rrezikshme, duke shprehur bindjen se rezultatet e bashkëpunimit për zhvillim të Republikës Çeke në formën e projektit të realizuar nga firma GEOtest, a.s. do të shërbejnë për vazhdimësinë dhe përmirësimin në të ardhmen të kushteve dhe cilësisë së jetesës për banorët e zonës së Kuçovës të dëmtuar nga industria e naftës.