Embassy of the Czech Republic to the Republic of Albania

shqip  česky  english 

Advanced search

Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vizitë në zonën e Kuçovës në Shqipëri

(This article expired 15.11.2013.)

Një delegacion i Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke i përbërë nga Viera Rombaldová dhe Vilém Pardubský si dhe diplomati i Ambasadës së Republikës Çeke për çështjet ekonomike Vítězslav Schwarz së bashku me përfaqësuesit e firmës GEOtest, a.s. zhvilluan në datë 1 nëntor 2012 një vizitë në ish rafinerinë e naftës së qytetit të Kuçovës, ku u realizua projekti i bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim i Republikës Çeke me titull “Implementimi i teknologjisë së re për rehabilitimin mjedisor nga industria e naftës në zonën e Kuçovës, Shqipëri”.

Realizimi i projektit në fjalë filloi në vitin 2009 nga firma GEOtest, a.s. nën kujdesin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, u zbatua në tre etapa dhe përfundoi më 31 tetor të vitit 2012 në formën e një prezantimi përfundimtar në Hotel Tirana International në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Bashkisë së Kuçovës dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë.

Implementimi i rezultateve të projektit për zhvillim të zbatuar nga firma GEOtest, a.s. do të shërbejë në të ardhmen për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së banorëve të qytetit të Kuçovës, i cili jo vetëm që ndeshet me efektet  negative të industrisë së mëparshme të naftës në ndotjen e mjedisit, por edhe me një situatë ekonomike dhe sociale të pakënaqshme për banorët që jetojnë pranë zonës së ish rafinerisë.