česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Agjencia Çeke për Zhvillim përkrahë sistemin shëndetësor të Kosovës

Më 20 qershor 2017 drejtori i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor, dr. Afrim Avdaj, pranoi një dhuratë me pajisje oftalmologjie, nga realizuesi i projektit – OJQ-ja çeke “People in Need Foundation”. Pjesa më e rëndësishme e këtij dhurimi është tonometri, një pajisje bashkëkohore oftalmike, që mundëson ekzaminimet e specializuara të syrit, pajisje të cilën deri tash nuk e ka pasë Spitali. Ambasadori çek, Ivo Šilhavý, shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit zhvillimor çek në Kosovë, në lëmin e kujdesit shëndetësor.

Drejtori Avdaj, u falënderua në emër të mjekëve dhe të sëmurëve të Kosovës. Ai, përmendi se pajisja oftalmike do të përdoret menjëherë në një spektër të gjerë të ekzaminimeve specialistike të syrit.

Në kuadër të projektit “Integrimi i njerëzve me vështirësi shikimi dhe parandalimi i dëmtimit të të pamunit në Kosovë 2015 – 2017”, financuar nga Agjencia Çeke për Zhvillim, përfitojnë pajisje dhe mësime oftalmologjie tri klinika të syrit në Prishtinë, Pejë dhe Prizren e që projekti është realizuar nga “People in Need Foundation”. Ky projekt synon, që në lëmin e oftalmologjisë, të përmirësohet diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të syrit për të rritur dhe për fëmijë. 

Galleries


Czech Development Agency supports Kosovar Healthcare System