česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadës çeke- mirënjohje për mbështetje të verbërve të Kosovës

Më 17 tetor 2016, Shoqata e të Verbërve të Kosovës mbajti konferencën vjetore me rastin e Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. Ambasadori çek, Ivo Šilhavý, nga kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Bujar Kadriu, mori një letër mirënjohje për përkrahje ndaj të verbërve të Kosovës. Në fjalimin e tij ambasadori Ivo Šilhavý theksoi përfshirjen shoqërore të personave me aftësi të kufizuar dhe kujdesin shëndetësor si çështje me përparësi të bashkëpunimit zhvillimor çek në Kosovë.
 

Që nga viti 2008, Ambasada e Çekisë në Prishtinë bashkë me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës dhe partnerët tjerë, kanë realizuar shumë projekte duke synuar përmirësimin e standardeve të jetës, lobimin për ligjin për të verbërit, përfshirjen shoqërore, integrimin, zbulimin dhe intervenimin e hershëm të vështirësve në të pamë, mësime, pajisje të teknologjisë informative dhe vizita studimore. 

Shoqata e të Verbërve të Kosovës për çdo vit shënon Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, dhe me këtë rast u jep mirënjohje personaliteteve dhe dhuruesve për veprimtarinë e tyre përkrahëse për të verbërit. Sivjet mirënjohjet iu dhanë, pos tjerëve edhe, zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, zëvendësministres për punë dhe mirëqenie shoqërore, Rita Hajzeraj, dhe përfaqësuesit të “Ambasadorëve të Rinjë”, Eronita Rexhepi.

Galleries


Czech Embassy awarded for supporting the community of the blind in Kosovo