česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Autizmi – një sfidë për çdo njeri

Më 2 prill 2015, me rastin e Ditës Botërore të Kujdesit ndaj Autizmit, OJQ-ja kosovare “Shoqata e Autizmit”, në bashkëpunim me “Shoqata Down Sindrom Kosova” organizoi, në Prishtinë, një ngjarje të madhe në përkrahje të fëmijëve me autizëm. Synimi kryesor i kësaj ngjarje ishte grumbullimi fondeve për ndërtimin e një qendre të kujdesit për fëmijtë me autizëm. Punime artistike u ofruan në aukcion ku ishin të përfshirë në  mënyrë aktive, përmes transmetimit të drejtëpërdrejt, kosovarët nga Diaspora.  
 

 Znj. Shpresa Xhakli, anëtare e udhëheqjes së Shoqatës si dhe nëna e Abrenit me autizëm, në fund të mbrëmjes, me kënaqësi, konfirmoi se tashmë punët ndërtimore të qendrës për kujdesin mund të fillojnë. Një numër i tërë i kompanive ndërtimore konfirmoi ofrimin e ndërtimit dhe të punimeve falas, Komuna e Prishtinës premtoi dhënien e tokës  si dhe dhurimet individuale arritën nga 10 euro deri në 150,000 euro, ku dhurimi më i madh ishte nga familja e Shpresa Xhaklit.  

Kjo mbrëmje u mbështet nga misionet diplomatike në Prishtinë të: Gjermanisë, SHBA-ve, Austrisë dhe të ambasadës së Çekisë. Ambasada e Çekisë është e përkushtuar që të ndihmojë fëmijtë me aftësi të kufizuara në baza afat gjata, për shembull në kornizën e projekteve të bashkëpunimit zhvillimor duke ofruar ndihmë dhe përfshirje për fëmijtë me Sindromin Daun, të verbërve dhe atyre me të pamë të dobësuar, të shurdhërve si dhe të hendikepuarëve.

Me këtë synim u mbajt edhe një ngjarje tjetër me qëllim të ngritjes së kujdesit publik për autizmin dhe theksimin e talentëve të jashtëzakonshëm, ishte ligjërata inter-aktive “Autizmi dhe talentët” nga Adam Ockelford, një specialist britanik për terapinë muzikore dhe autizmin, të elaboruar me një shfaqje virtuoze të pjesëve muzikore nga studenti i tij Derek Paravicini nga Londra, një autistik i mrekullueshëm. Ngjarja u mbajtë më 20 prill 2015, në Prishtinë.

Galleries


Autizmi Association