česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Deputetët e Kosovës në Pragë

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës dhe kryesisë së Institutit Demokratik të Kosovës prej 27 deri më 29 prill kanë bërë një udhëtim studimor në Republikën Çeke.

Vizita ishte pjesë e një projekti të dedikuar transparencës së financimit të subjekteve politike të Kosovës. Ky projekt zbatohet qe disa vite në bashkëpunim me Transparency International Republika e  Çekisë dhe Institutin Demokratik të Kosovës të financuar nga Programi i Transformimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Çeke.

Në Pragë, delegacioni i Kosovës u takua me anëtarët e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Martin Dvořák. Programi përfshinte gjithashtu një debat publik me deputetë të parlamentit të Kosovës, organizuar nga dega çeke e Transparency International.