česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim vizitoi Kosovën

Prej 5 deri më 7 nëntor 2014 drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim z. Michael Kaplan vizitoi Kosovën.
 

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, drejtori Kaplan u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së të  Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar të Kosovës. Përfaqësuesit e Shoqatës në veçanti vlerësuan përkrahjen e vazhdueshme çeke për të verbërit dhe ata me të pamë të dobësuar, që në mënyrë specifike përfshijnë arritjet në forcimin e ligjshmërisë për qeverisjen e kushteve sociale dhe përfshirjen në punë të njerzve të verbër. 

Në vizitën e tij në pjesën veriore të Kosovës drejtori Kaplan monitoroi disa projekte tjera. Ai monitoroi edhe projektet në Prizren, Mitrovicë dhe në vendet tjera ku tashmë po zhvillohen projekte nën përgjegjësinë e Agjencisë Çeke për Zhvillim. Në Fushë Kosovë drejtori Kaplan vizitoi qendrën përfshirëse për fëmijtë romë, ashkali dhe egjiptas; Në Prizren vizitoi shkollën për fëmijtë me vështirësi dëgjimi, përkatësisht Qendra për Intervenimin e Hershëm për Fëmijtë me Aftësi të Kufizuar “Nëna Tereze”. Në fshatin Sërbicë, drejtori Kaplan, pati rastin të njihet me projektin e përqëndruar në përkrahjen e arsimimit përfshirës të fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptas e boshnjakë.  

Në pjesën veriore të Kosovës, drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim, vizitoi Qendrën për Mësim Jetësorë VEZA, ku diskutoi me zbatuesit e projektit të mësimit jetësor, si dhe të punësuarit, mësuesit dhe të mësuarit pjesëmarrës në projektin e mësimit jetësor. Fal këtij projekti çek është rritur  në mënyrë të konsiderueshme numri i serbëve, nga pjesa veriore e Kosovës, që kanë gjetur punë.

Të gjithë partnerët nga Kosova, me të cilët u takua drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim, ishin mirënjohës për ndihmën e Republikës së Çekisë, që po bëhet qe disa vite në bashkëpunim me OJQ-të çeke “People in Need” dhe Caritas-i çek, përmes projekteve zhvillimore për pakicat dhe grupet e rrezikuara në ketë vend.

Galleries


Caritas Prizren - project


Caritas Srebica - project


RAE Fushe Kosovo - project


CCU Mitrovice VEZA - project