česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Eksperti çek mësoi punëtorët e Qendrës Kosovare për Fëmijtë me Aftësi të Kufizuara

Nga 30 nëntori deri më 4 dhjetor 2015, u organizua një mësim në kuadër të Ndihmës Zhvillimore Çeke (financim i siguruar nga burimet e Agjencisë Çeke për Zhvillim) e i realizuar nga “Fondacioni People in Need”, që u zhvillua në Qendrën RAE – qendër për përkrahje të zhvillimit dhe përfshirjes sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për ndihmë familjeve të tyre.  
 

Mësimi është udhëhequr nga znj. Terezie Hradilkova, metodologjiste e Qendrës për Përkrahje dhe Transformim dhe anëtare e bordit të Asociacionit për Intervenim të Hershëm në Republikën e Çekisë. Partnerja kryesore e sajë ka qenë znj. Shkurtë Berisha, pedagoge speciale, bashkë me kolegët e sajë dhe vullnetarët e “Fondacionit People in Need”. Mësimet ishin synuar në aftësitë profesionale dhe qeverisëse:

  1. Në ofrimin e përkrahjes së familjeve në aftësitë planifikuese për fëmijë e tyre me aftësi të kufizuara në qendrat lëvizëse;
  2. Në dallimet në mes të stimulimit të fëmijëve me aftësi të kufizura të një organi apo ate qëndrore;
  3. Në mjetet, metodat dhe procedurat për përkrahje, stimulim dhe mësim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, nga zero deri në gjashtë vjeç.
  4. Në qeverisje, në shtimin e kujdesit dhe promovim.

Po ashtu, partnerët kosovar diskutuan me mësuesen çeke mundësitë potenciale të  bashkëpunimit, për çështjet e ndërlidhura me personelin, për burimet materiale dhe metodologjike, dhe planet e zhvillimit të Qendrës RAE në fushë-veprimtarinë për kosovarët e varfër në rajonet jo urbane. 

Gjatë mësimit, ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Ivo Šilhavý, vizitoi Qendrën RAE dhe vlerësoi punën e ekspertes çeke dhe përpjekjet e të punësuarëve të Qendrës.

Galleries


REA Training